Pas takimit më kreun e LDK-së, Isa Mustafen, i pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka mbledhur kryesin e partisë.
Ky takim është duke u mbajtur më dyer të mbyllura dhe mediat janë duke pritur jashtë selisë së kësaj partie.
Takimi mes Mustafës e Haradinajt është mbajtur në mënyrë që të dakordohen për një qeveri të përbashkët në rast së Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do t’i jap mundësin partisë së dytë fituese për të propozuar mandatarin.
Ndryshe, deri tash presidenti i vendit ka dërguar katër kërkesa për të paraqitur emrin e mandatarit tek partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje, por që ky subjekt politik ka refuzuar të bëjë një gjë të tillë, duke kërkuar që vendi të shkoj në zgjedhje pas përfundimit të pandemisë, dhe jo të bëhet një qeveri e përkohshme./arbresh.info/
Parashikimi i motit për të premten
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...