Haradinaj konfirmon marrëveshjen, tregon çka përmban ligji për demarkacionin

15:03 | 24 Shkurt 2018
Arbresh.info

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, së bashku me partnerët e koalicionit si dhe LDK-në, kanë arritur marrëveshje për ta votuar demarkacionin në seancën e së mërkurës, shkruan arbresh.info.

Ai përmes një statusi në profilin e tij në facebook ka shkruar se qytetarëve të Republikës së Kosovës ua konfirmoj se nga koalicioni qeverisës është mënjanuar pengesa e fundit politike, që siguron unitet politik në parlament.

Ky është shkrimi i tij i plotë në facebook:

“Qytetarëve të Republikës së Kosovës ua konfirmoj se nga koalicioni qeverisës është mënjanuar pengesa e fundit politike, që siguron unitet politik në parlament.

Ligji përmban Marrëveshjen e gushtit 2015, deklaratën e përbashkët të dy presidentëve, Thaçi dhe Vujanoviç, si dhe Raportin e Komisionit Shtetëror për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

RH”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme