Haradinaj i reagon Kurtit dhe Haxhiut: Pse përfaqësuesi i OVL- UÇK nuk u thirr në takim për themelimin e Institutit për krime lufte

14:06 | 21 Maj 2020
L G

Nasim Haradinajn nga OVL e UÇK-së ka reaguar ndaj kryëministrit në detyrë, albin Kurti dhe ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për mos ftesë për pjesëmarrje në takim për themelomin e Institutit për krime lufte.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me këtë anashkalim, krijohen dyshime të thella për përmbajtjen dhe natyrën e themelimit dhe karakterin gjithpërfshirës të akterëve të propozuar, dhe se qeveria Kurti po i cilëson si kriminel  edhe pjestarët e UÇK-së i përkatsisht OVL-UÇK.

Haradinaj ka kërkuar zyrtarisht sqarim nga Ministria zonja ministre Albulena Haxhiu për mos ftesë, përkundër propozim vendimit dhe listimit të emrave për tu ftuar./arbresh.info

Postimi i plotë:

ANASHKALIMI, PADREJTËSI NGA DREJTËSIA, APO KUNDËR UÇK -SË?!

Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu edhe një herë dëshmuan mosdurim dhe hidhërim me mos ftesë, përkundër faktit juridiko-administrativ për pjesmarrje në themelimin e Institutit për Krime Lufte. Pse përfaqësuesi i OVL- UÇK , nuk u thirr në takim për themlimin e këtij Instituti? Me këtë anashkalim, krijohen dyshime të thella për përmbajtjen dhe natyrën e themelimit dhe karakterin gjithpërfshirës të akterëve të propozuar, dhe se edhe pjestarët e UÇK-së i konsiderojnë kriminel, përkatsisht OVL-UÇK, apo çka?!

Kërkojmë zyrtarisht sqarim nga Ministria zonja ministre Albulena Haxhiu për mos ftesë, përkundër propozim vendimit dhe listimit të emrave për tu ftuar.

Me respekt,

OVL- UÇK

N/Kryetar

Nasim Haradinaj

Të ngjashme