Google ADS

Haradinaj e “qorton” Kurtin për deklaratën në Bruksel në lidhje me “kriminelët e luftës”

14:11 | 25 Maj 2021
Përparim Bublaku

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës po i ikë debatit lidhur me deklaratën e tij të dhënë në Bruksel, se Ballkani Perëndimor duhet të çlirohet nga kriminelet e luftës që janë në udhëheqje të shtetit dhe nga kriminelet dhe oligarkët e paqes që janë në krye të partive politike.

Haradinaj në një deklarim për medie tha se UÇK-ja ka bërë luftë çlirimtare dhe nuk duhet të barazohet me kriminelët e luftës

“Ne hetojmë në vazhdimësi një lloj ikje prej faktit që Kosova ka bërë luftë çlirimtare dhe UÇK-ja ka sjellë lirinë dhe se Kosova nuk duhet të barazohet me kriminelët e luftës”, ka thënë ai.

Deklarata e Kurtit në Bruksel kishte ngjallur reagim të mëdha në Kosovë. Madje Haradianj e kishte pyetur Kurtin se mos është pjesë e shërbimeve sekrete të Serbisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme