Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj po qëndron për vizitë disa ditore në ShBA, thuhet në një komunikatë për media.
Haradinaj sot ka bërë homazhe pranë varreve të vëllezërve Bytyqi në nderim dhe kujtim të jetës dhe veprës së tyre.
“Ylli, Mehmeti e Agroni, të frymëzuar nga tradita atdhetare e familjes, u bashkuan në “Atlantikun” e UÇK-së, pa shikuar prapa. Pjesë e rreshtit të mbrojtësve të Kosovës, ata janë shembull i luftëtarit shqiptar, çlirimtar e jo pushtues, që kërkon lirinë e tij pa shkelur të drejtat e tjetrit.
Këta trima me krenari i nderoi Kongresi Amerikan duke nxjerrë rezolutë për të vulosur edhe njëherë se Amerika dhe Kosova janë bashkë në mbrojtje të lirisë.
Gjithmonë pranë familjes Bytyqi në betejën për drejtësi. Gjithmonë të përulur para veprës heroike të Vëllezërve Bytyqi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./arbresh.info/
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte