Hajdini: Puna e zjarrfikësit në vendin tonë nuk çmohet

10:33 | 12 Korrik 2018
Arbresh.info

Zjarrfikësit e Kosovës janë duke protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës për pakënaqësitë e tyre.

Avni Hajdini, kryetar i BSPK-së ka thënë se zjarrfikësit janë ata që shpëtojnë jetën e njerëzve mirëpo qeveritarët nuk janë në gjendje që ta çmojnë punën e tyre, raporton arbresh.info.

“Sot po i jepni një mesazh qeverisë që jeni këtu për t’i kërkuar të drejtat e juaja që janë konform të drejtave ndërkombëtare. Kjo çështje është neglizhencë e qeverisë sepse deri me tani ende nuk e keni statusin e rregulluar. Puna e zjarrfikësit në vendin tonë nuk çmohet ndërsa në vendet tjetra puna e zjarrfikëseve është  ndër punët më të larta”, ka thënë Hajdini.

Ai ka apeluar tek Qeveria që të dal para punëtorëve dhe të bisedojnë për këkresat e tyre./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme