Një pikë shitëse e IPKO-s raportohet të jetë grabitur në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.
Pronari i këtij biznesi, Nexhat Dukaj për Arbresh.info tha se shuma e grabitur është 330 euro.
“Rreth orës 15:30 kemi pausr një tentim grabitjeje dhe ka hy hajni brenda ka marrë një vlerë monetare prej 330 euro dhe ka pas shumë frikë punëtorja, ka ardh policia, hetuesia dhe pritet në vijim të shohim se çka po ndodh.”
Sipas pronarit grabitjen e ka kryer një person.
Arbresh.info e ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës lidhur me rastin por të njëjtit nuk janë lajmëruar deri në momentin e publikimit./Arbresh.info/
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare