Goli i Schick ndaj Skocisë zgjidhet më i miri në “Euro 2020”

18:19 | 14 Korrik 2021
KRG

UEFA ka zgjedhur golin më të mirë të Kampionatit Evropian.

UEFA ka zgjedhur golin e reprezentuesit çek, Patrick Schick, si më të mirin e Kampionatit Evropian “Euro 2020”.

Schik shënoi golin e dytë ndaj Skocisë në fillimin e pjesës së dytë nga gjysma e fushës për t’ia dhuruar pikët e plota Kombëtares së tij.

Ai ishte njëri nga golashënuesit më të mirë të Kampinatit Evropian me pesë gola.

Goli i tij është zgjedhur më i miri nga UEFA./Lajmi.net/

Golin mund ta shikoni këtu:

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme