Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 12 zyrtarëve të ATK-së dhe një biznesmeni.
Në njoftim thuhet se ndaj 13 të pandehurve, u është caktuar masa e sigurisë, përcjell Arbresh.info.
“Të pandehurve iu ndalohet qasja dhe ofrimi në objektet e institucionit qëndror të ATK-së e duke përfshirë edhe të gjitha regjionet e saj në largësinë prej 500 (pesëqind) metra, gjithashtu të pandehurve punonjës të ATK-së tani iu ndalohet kontakti dhe ofrimi me të pandehurin F.P dhe bizneseve të tij, në largësi prej 500 (pesëqind) metra. Mosrespektimi i kësaj mase nga ana e të pandehurve do të zëvendësohet me masën e paraburgimit”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se, 12 zyrtarët e arrestuar të ATK-së dyshohet se kanë njohur si të rregullta faturat fiktive ndaj një pronari në Prizren, në vlerë prej 18 milionë euro.
Njoftimi i plotë:
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e sigurisë për trembëdhjetë të pandehurë
Prishtinë, 11 Janar 2024 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale, i pandehuri F.P, për veprën penale Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin nga neni 308 paragrai 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së si dhe veprën penale Shmangia nga tatimi nga neni 307 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, të pandehurve N.B, M.Z, S.T dhe A.J për shkak të veprës penale në bashkëkryerje Mashtrimi në detyrë nga neni 419 par 4 lidhur me paragrafi 1 dhe nenin 31 të KPRK-së, të pandehurve M.R, M.Z, M.B dhe Xh.H për shkak të veprës penale në bashkëkryerje Mashtrimi në detyrë nga neni 419 paragrafi 4 dhe paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe të pandehurve G.Gj, A.P, V.K, A.R dhe Xh.H për shkak të veprës penale Mashtrimi në Detyrë nga neni 419 paragrafi 4 dhe paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjyqtari i procedurës paraprake ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër trembëdhjetë të pandehurve si të pabazuar dhe të njëjtëve konform nenit 175 të KPPRK-së, iu ka caktuar masën e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar.
Të pandehurve iu ndalohet qasja dhe ofrimi në objektet e institucionit qëndror të ATK-së e duke përfshirë edhe të gjitha regjionet e saj në largësinë prej 500 (pesëqind) metra, gjithashtu të pandehurve punonjës të ATK-së tani iu ndalohet kontakti dhe ofrimi me të pandehurin F.P dhe bizneseve të tij, në largësi prej 500 (pesëqind) metra. Mosrespektimi i kësaj mase nga ana e të pandehurve do të zëvendësohet me masën e paraburgimit.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë./Arbresh.info
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...