Google ADS

Gjuriq: Shih nervozizmin e Thaçit dhe Haradinajt, ne do të marrim më  shumë se atë që kemi tani

09:31 | 19 Korrik 2018
Arbresh.info

Bisedimet në Bruksel ishin të vështira, por ne duhet të jemi të vetëdijshëm për pasojat e mungesës së marrëveshjes, tha sot drejtori i Zyrës për Kosovën Marko Gjuriq. Në një intervistë me RTS ai tha se çdo gjë që do të marrin nga këto negociata në Bruksel do të jetë më shumë se atë që kanë deri tani.

Dje në Bruksel, u mbajt një raund tjetër i dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës për normalizimin e marrëdhënieve.

Presidenti serb Aleksandar Vuciq ka thënë se bisedimet janë të  komplikuara, por ka rënë dakord që të vazhdojnë dhe të gjendet një kompromis i përbashkët. Kurse presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka quajtur takimin si më të vështirin në gjashtë vitet e fundit.

Në çdo aspekt, me këto deklarata pajtohet dhe Drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq.

“Unë pajtohem se ishin nga më të vështirat deri më tani. Shih deklaratat dhe nervozizmi Haradinaj dhe Thaçi, kërcënimet për luftë dhe dhunë, ata po kërkojnë njohjen e plotë të pavarësisë”, ka thënë Gjuriq, transmeton Arbesh.info.

Gjuriq ka thënë se duhet të jenë të vetëdijshëm për pasojat e mungesës së një marrëveshje – jo ndonjë, por që do të përmbushë interesat e Serbisë.

Çështja e Kosovës ka të bëjë me çështjen e progresit ekonomik, shpjegon drejtori i Zyrës për Kosovë.

Marrëdhëniet me BE dhe vendet e punës gjithashtu do të varen nga kjo./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme