VIDEO – Gjuriq me fashë në duar në takim

12:15 | 27 Mars 2018
Arbresh.info

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, po merr pjesë në takimin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq , me përfaqësuesit e Listës Serbe, raportojnë mediet e Serbisë, përcjellë portali “Zëri.info”.

Ai aty është parë me fashë në duar, pas aksionit të Policisë së Kosovës për ta arrestuar në Mitrovicën e veriut. Vuçiq dhe Gjuriq po bisedojnë me drejtuesit e Listës Serbe në një takim me dyer të mbyllura, të cilët kanë paralajmëruar daljen nga Qeveria e Kosovës. Pas përfundimit të këtij takimi pritet edhe deklarimi i parë i Gjuriqit pas arrestimit dhe depërtimit nga Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme