Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet i ka reaguar ambasadorit gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, pasi ky i fundit ka deklaruar se Gjermania e përkrah Kosovën në rrugën drejt integrimit në BE.
Me anë të një replike në platformën X, Knaus ka thënë se testi për një gjë të tillë do të jetë në javën e ardhshme, kur edhe do të mbahet mbledhja e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.
Sipas Knaus, aktualisht Gjermania, Italia dhe Franca planifikojnë “Veto” në Komitet të Ministrave e që do të ishte një zmbrapsje diplomatike, duke qenë se 82 % të deputetëve të Asamblesë Parlamentare kanë votuar “PRO” që Kosova të jetë anëtare e KiE.
“Testi është javën e ardhshme. A do të dështojë Gjermania? Tani për tani, Gjermania, Franca dhe Italia planifikoni të vendosni veton ndaj rekomandimit nga 82 përqind e deputetëve në PACE, i cili pasoi shqyrtimin më meritokratik nga tre komisione dhe ekspertë. Do të ishte një Waterloo diplomatike. Pas kësaj, pse të besoni në drejtësinë e anëtarëve të BE-së, cilado qoftë merita?”, ka shkruar Knaus./Arbresh.info
🇪🇺🇽🇰🇩🇪
The test is next week. Will 🇩🇪 fail it?
Right now, 🇩🇪🇫🇷 & 🇮🇹 plan to veto the recommendation by 82 percent of MPs in PACE, which followed the most meritocratic scrutiny by three committees and experts.
It would be a diplomatic Waterloo.
After this, why trust in the… https://t.co/oFo4ZlqdaE
— Gerald Knaus (@rumeliobserver) May 9, 2024
Lexo edhe:
Rohde: Gjermania vazhdon të mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë