Gjermania i bën thirrje Serbisë: Reduktoji trupat në kufi me Kosovën

17:21 | 30 Shtator 2023
E.G

Ministria e Jashtme e Gjermanisë i ka bërë thirrje Serbisë për dekutimin e trupave ushtarake në kufi me Kosovën.

Me anë të një njoftimi në “X”, MPJ gjemrane ka thënë se përshkallëzim i i mëtejshëm mes Serbisë dhe Koosvës duhet të shmanget, ndërsa ka bërë thirrje që procesi politik të vazhdojë urgjentisht.

“Duhet të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm mes Serbisë dhe Kosovës . Është e rëndësishme që Serbia të reduktojë trupat e saj në kufirin me Kosovën pa vonesëSë bashku me partnerët tanë, ne jemi në kontakt të drejtpërdrejtë me palët e përfshira. Procesi politik duhet të vazhdojë urgjentisht”, thuhet në reagimin e ministrisë./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme