Gjendja vazhdon të jetë shqetësuese në Komunë e Deçanit thotë Adem Lushaj nga shoqëria civile në këtë komunë.
Në një prononcim për portalin arbresh.info Lushaj tha se ka një numër të madh të qytetarëve që po i drejtohen qendrës së mjekësisë familjare në Deçan.
“Gjendja vazhdon të jetë shqetësuese sepse fluksi i qytetarëve që po kërkojnë ndihmën në Qendrën e mjekësisë familjare është i madh. Kuptohet është edhe moti i nxehtë por edhe në kushtet që vepron QKMF është pak vështirë me ju dal në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë ndihmë.
Banorët e 11 fshatrave që furnizohen nga ai ujësjellës janë të gjithë me ankesa, tha Lushaj.
Sa i përket dyshimeve të para se helmim ka ardhur nga uji i pijshëm në këtë komunë, Lushaj tha se të gjithë banorët që kanë konsumuar atë ujë kanë ankesat e njëjta.
Por., sipas tij gjasat që në bazenin akumulues të ujit janë të vogla që të hidhet ndonjë gjë pasi që ai është i mbyllur.
“Nuk mund të themi se ka rënë diçka në bazenin akumulues sepse bazeni është i mbuluar e i mbyllur dhe nuk ka gjasa me ra gjë aty. Para 1 muaji ankesa për helmim kanë ardhur edhe nga disa fshatra tjerë të Deçanit. Kryetari ka arsye nëse mendon se dyshon për shkaqe. Por arsyet e para ne themi nga uji por po ia lëmë në dorë prokurorisë”, deklaroi ai.
Shtabi emergjent në komunën e Deçanit është duke u munduar të menaxhoj situatën dhe gjetjen në kërkim të shkaqeve se pse ka ardh deri këtu gjendja.
Para pak çasteve edhe kryetari i komunës, Bashkim Ramosaj shpalli gjendje emergjente në Deçan./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...