Kandidati i pavarur për Lipjanin, Ylber Islami, është pretendenti për kryetar komune në Kosovë që ka grumbulluar më së paku vota.
Islami, sipas rezultateve preliminare, të numëruar 87% të vendvotimeve në Komunën e Lipjanit, rezulton t’i ketë vetëm 34 vota për kryetar të komunës.
Vetëm 52 vota ka marrë një tjetër kandidat i pavarur për kryetar komune. Ai është Riza Kruezi që synonte ta merrte Malishevën. 5 vota më shumë sesa Kruezi ka marrë Naser Shabani, kandidati i PDK-së për Kllokot. Pra, 57 vota ka gjithsej PDK-ja në këtë komunë të banuar me shumicë serbe, shkruan Express.
Në Malishevë dhe Kllokot janë procesuar të gjitha rezultatet e vendvotimeve.
Një tjetër kandidat për kryetar komune nuk ka arritur të grumbullojë as 100 vota në zgjedhjet që u zhvilluan të dielën në gjithë Kosovën. Selajdin Bytyci, sipas rezultateve të procesuara nga 93 për qind të vendvotimeve, si kandidat i pavarur ka marrë vetëm 73 vota. Pak më mirë është Shaip Shala, po ashtu kandidat i pavarur, por ky ka garuar në Suharekë. Shala, sipas KQZ-së, e cila ka publikuar rezultatet e 98% të vendvotimeve të numëruara, ka marrë 86 vota.
I fundit në listën e kandidatëve për kryetar komunash që nuk morën as 100 vota është Shkodran Imeraj. Ai garoi në Deçan për kryetar, si kandidat i Nismës dhe mori vetëm 94 vota.
A e shohin njëri-tjetrin në finale Xuxi dhe Gresa?
Gjykata e Francës e mban në fuqi dënimin e Sarkozyt për korr...
Presidentja e Sllovenisë me komandantin e KFOR-it: Jeni një ...
Familjarët e të pagjeturve kërkojnë presion më të madh mbi S...
Dasara Karaiskaj për Parashqevi Simakun: Atë grua e përçudnu...
Shqipëria trajnon ushtarët ukrainas në Komandën e NATO-s