Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, së bashku me ministrin e Ministrisë së Mbrojtjes, Armend Mehaj, kanë pritur sot në takim në ambientet e Ministrisë së Jashtme, komandantin e Forcave paqeruajtëse në Kosovë (KFOR) gjeneralmajorin Franco Federici.
Ministrja Gërvalla falënderoi komandantin e KFOR-it, për kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë trupat e KFOR-it për Kosovën dhe të gjithë qytetarët e saj, në drejtim të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit për më tepër se dy dekada.
Gjatë takimit, ministrja e ka njoftuar komandantin Federici me prioritetet e politikës së jashtme si dhe ka theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës, për të forcuar sundimin e rendit dhe ligjit.
Në takim është diskutuar edhe lidhur me bashkëpunimin midis Qeverisë dhe KFOR-it si dhe për situatën aktuale të sigurisë në vend./arbresh.info/
Franca dhe Gjermania distancohen nga “Non paper” që parasheh njohjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...