Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka pritur sot në takim homologun e saj nga Maqedonia Veriore, Bujar Osmani.
Ministrja Gërvalla thotë se në planin ekonomik kanë një komunikim dinamik derisa ka komentuar edhe “non-paper” përmes të cilit parashihet rivendosje e kufijve në Ballkanin Perëndimor, të publikuara në medie, raporton arbresh.info.
“Edhe përmendja e tyre është tepër e rrezikshme për rajonin. Ne kemi pasur edhe në vitin 2018 tendenca për gjetjen e zgjidhjes në shkëmbime të territoreve, në ndarje të vendit në bazë të vijave etnike. Për ne është shumë e qartë. Nuk është asnjë opsion ajo që shkruhet nëpër letrat e tilla, pavarësisht ku janë autorët dhe pavarësisht a janë menduar vetëm si teza për t’u diskutuar apo për t’u implementuar. E shohim të rrezikshëm dhe do të duhej të gjitha palët të ishin shumë të kujdesshme sepse në këtë formë cyten konfliktet të reja të cilat për rajonin tonë janë krejtësisht të panevojshme”, deklaroi Gërvalla.
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, para mediave tha se tema të diskutimit ishin integrimet Evropiane, procesi i Berlinit dhe dialogu i Kosovës me Serbinë për normalizim të marrëdhënieve.
“Si anëtare e NATO-s përkrahim Kosovën drejtë integrimeve euroatlantike. Po ashtu mbështesim përpjekjet për të mbyllur çështjet e hapura në rajon, dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe vlerësojmë se qëllimi final i këtij dialogu duhet të jetë njohja e ndërsjellë ndërmjet dyja shteteve dhe rrugëtimi më tutje drejtë integrimit evropian i gjithë rajonit.
Derisa ka folur për “non-paper”, Osmani vlerëson se nuk është korrekte që të lidhet me Slloveninë ky dokument.
“Nuk duhet të bim në kurthin e autorësisë në lidhje me atë dokument me Slloveninë, për shkak se është demantuar dhe refuzuar nga Sllovenia mike. Marrëveshja e Ohrit, pavarësia e Kosovës perspektiva euroatlantike e rajonit janë treguar si modele të suksesshme në rajon dhe mendojmë që alternativa e vetme për paqe të qëndrueshme është zgjerimi i NATO-s më tutje në rajon, dhe integrimi i tërë rajonit në Bashkimin Evropian”, është shprehur Osmani.
Osmani po qëndron për vizitë në Kosovë për herë të parë si Ministër i Jashtëm. Ai do të ketë takime edhe me përfaqësues të tjerë të institucioneve. /arbresh.info/
DOKUMENT| Sllovenia i shkruan BE-së për ridefinim të kufijve, i bashkon trojet shqiptare
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...