Gërmimet e varrezave masive të shqiptarëve në Rashkë të Serbisë ka tre javë që kanë filluar.
Paraditen e së hënës janë gjetur disa mbetjeve mortore, që dyshohen se janë të shqiptarëve të Kosovës, shkruan abresh.info
Ramë Manaj nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në një prononcim për arbresh.info thotë se pas gjetjeve të mbetjeve mortore, kanë mbetë me u taku dy komisionet qeveritare, e Kosovës dhe ajo e Serbisë.
“Gërmimet kanë filluar që tre javë dhe javën e tretë janë gjetë mbetjet. Tani kanë mbet me u taku komisioni Qeveritar i Kosovës dhe ai i Serbisë”, tha Manaj.
Ai po ashtu tha se në marrëveshje me komisionin qeveritar të Serbisë, do të diskutohet nëse do të vazhdohet gërmimi ose pavarësisht motit ato mund të vazhdojnë në pranverë.
“Në marrëveshje me organet atje me e pa nëse do të vazhdohet gërmimi apo pavarësisht motit mund të konservohet dhe të vazhdohet në pranverë. Por do të mbetet vlerësim profesional, për shkak të terrenit”, tha Manaj.
Kujtojmë se gërmimet e varrezave masive në Serbi janë duke vazhduar ende./arbresh.info/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...