Regjistrimi i popullsisë në Kosovë, i cili do të bëhet vitin e ardhshëm, do të bëhet përmes sistemit elektronik e jo përmes sistemit të formularëve siç ka ndodhur më herët.
Kështu u tha në diskutimin e parë publik të organizuar nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë dhe Agjencia e Statistikave të Kosovës .
“Ka një rritje të pyetjeve edhe nën-pyetjeve sesa në vitin 2011 kjo është një trysni si për Agjencionin por edhe për ekonomitë familjare diku rreth 12% është rritur pyetësori, është gati jashtë kornizës së rekomanduar dhe kemi prapë diskutim dhe presion për të rritur pyetjet”, ka thënë drejtori i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, transmeton klan kosova.
Individët, shtëpitë dhe ekonomitë familjare do të regjistrohen me këtë sistem, vitin e ardhshëm.
Procesi do të fillojë më 1 shtator të 2023-ës dhe do të zgjas deri më 16 tetor.
Për herë të parë individëve do tu kërkohet edhe numri i letërnjoftimeve.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...