Politika, ekonomia, arsim e drejtësi.
Asnjë nga këto fusha nuk ka qenë për t’u lavdëruat në 2018-en.
Mosbesim, ndarje politike, cilësi e dobët e arsimit, ikje e investitorëve, e skandale në fushën e drejtësisë sipas njohësit e këtyre fushave e kanë përcjellë vitin që lamë pas.
Drejtori ekzekutiv i organizatës jo qeveritare, ‘ÇOHU’, Arton Demhasaj për arbresh.info ka komentuar zhvillimet politike në Kosovë për vitin që po e lëm pas.
Demhasaj ka thënë se mosbesimi mes partive politike, dhe lista e veteranëve janë temat kryesore të 2018-es.
“ Në të gjitha institucionet dhe partitë politike në Kuvend ka ekzistuar një ndjenjë e mosbesimit të ndërsjellët, kjo buron qysh prej çështjes së marrëveshjes së demarkacionit e tutje. Kemi pas dallime edhe brenda koalicionit qeveritar rreth përfaqësimit në dialog, dhe çfarë duhet të diskutohet . Nga pranvera e tutje komplet diskurin politike në Kosovë ka kapluar kjo çështje. Tjetër janë listat e veteranëve, numri i madh i tyre dhe dallime mes qëndrimeve të presidentit dhe kryeministrit për këtë çështje, këto kanë qenë dy çështjet madhore”, ka thënë ai.
Ndërsa taksën 100% e ka konsideruar ndër arriturat më të mëdha të Institucioneve kosovare.
“Fillimi i kujtimit të ushtrisë përmes miratimit të ligjeve në Kuvend të Kosovës mund të jetë e arritura kryesore gjatë këtij vendi. Mund të përmendim edhe vendosjen e taksës që për herë të parë Kosova ka fillua të tregoj se funksionin si vend dhe së fundi edhe ligji për pagat, dhe nënshkrimi i kontratës për termocentralin ‘Kosova e Re’, tërheqja e Bankës Botërore të jep përshtypjen që ky projekt mund të dështoj dhe ka ngjall reagime të shumta për këtë kontratë që është konsideruar si e dëmshme për Kosovë”, ka thënë ai.
E sipas Demhasajt, punësimi i të rinjve duhet të jetë prioritet për 2019-en.
“Fokusi kryesor i Qeverisë duhet të jetë në punësimin e njerëzve, nëse i kemi përcjell 2-3 vitet e fundit ikjet e mëdha të kosovarëve që po bëhen përmes kontratave të punës në vendet e BE-së. Kosova po zbrazet nga fuqia punëtore, aseti kryesor që ka pas Kosova ka qenë rinia dhe për me e parandalu këtë Qeveria e Kosovës duhet të ketë strategji për punësim”, ka shtuar ai.
Veç punësimit, sipas Demhasajt kujdes i veçantë duhet t’i kushtohet arsimit dhe shëndetësisë.
“Qeveria duhet të punoj edhe në rritjen e cilësisë në arsim, duke filluar nga shkollimi para fillor e deri te ai universitar, edhe në shëndetësi duhet të punohet, kemi pas miliona euro shpenzime në klinika private shumica prej tyre jashtë Kosovës e përmes parandalimit të shpenzimeve të parave jashtë institucioneve shëndetësore në vend, do të krijohet infrastrukturë më e mirë dhe shërbime më cilësore. Do të duhet të punojmë edhe në sigurime shëndetësore sepse Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka shërbime shëndetësore’, ka përfunduar Demhasaj.
E se arsimi duhet të jetë prioritet për 2019-en,ka thënë edhe Rinor Qehaja nga Instituti i arsimit “EdGuard.
Qehaja për arbresh.info ka thënë se llogaridhënia është qelës për ngritje të cilësisë në arsim.
“Në arsimin në vend nuk është problem sistemi, por llogaridhënia në zbatim, dhe atë përfshirë të të gjitha palët, nga mësimdhënësit deri në MASHT. Sikur të gjithë akterët të ndjenin përgjegjësi dhe llogaridhënie dyshoj që përkushtimi dhe jo cilësia do të ishte si është sot. Nuk besoj që ka mësimdhënës jo të mirë, por ka mësimdhënës, që në mungesë mbikëqyrje nuk përformojnë denjësisht në klasë. Sikurse nuk besoj që ka pulitka jo të mira, por në mungesë të mbikëqyrjes, shumë pak po të njëjtat zbatohen”, ka thënë ai.
Ai po ashtu ka thënë se 2018-ta nuk ka sjellë asnjë ndryshim në përmirësimin e cilësisë në arsim.
“Përtej retorikës politike për përmirësim të arsimit, 2018-ta nuk ka sjellë ndonjë ndryshim rrënjësor që do të mund të përmirësonte cilësinë, e aq që do të mund të ketë me një qasje të tillë të menaxhimit dhe përkushtimin për arsimin”, ka thënë Qehaja.
E me problema të shumta u përball edhe sektori i ekonomisë. Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiq ka thënë për arbresh.info se rënia e investitorëve të huaj është problemi kryesor i ekonomisë në Kosovë.
“Ajo çka mbetet shqetësuese edhe këtë vit është rënja e investimeve te huaja direke qoftë në kuptim të numrit apo të projekteve që do të kishin një efekt pozitiv sidomos në punësim dhe eksport dhe në të njëjtën kohë prap ne vazhdojmë të vuajmë këtë deficitin lartë tregtar që ka implikime pastaj në rritje rritjen ekonomike dhe zhvillimin ekonomik në përgjithësi”, ka thënë ai.
Rukiqi ka shtuar gjithashtu se në 2019 duhet të fuqizohet sundimi i ligjit .
“Në 2019-en duhet të shikohen të gjithë mekanizamt që të fuqizohet sundimi I ligjit që mbetet ndër barrierat kryesore në të bërit biznes në vend, të luftohet informaliteti dhe të sigurohet që të kemi infrastrukturë sidomos furnizim të rregullt me energji elektrike dhe të fillohet një reform në edukim që mundëson adresimin e nevojave në tregun e punës”, ka përfunduar ai.
Se sundimi i ligjit në Kosovë ka mangësi e konfirmon edhe avokati Tomë Gashi.
Gashi për arbresh.info ka thënë se në 2018 drejtësia kosovare ka pasur mjaftë skandale.
“Sistemi i dritësisë në 2018 ka pas mjaft skandale të mëdha por ai më i dëmshmi ka qenë rasti i veteranëve të rrejshëm dhe rasti i akuzës se ngritur nga ish prokurori Elez Blakaj, i cili për shkak të punës se tij u detyrua te ike nga Kosova dhe të shkoi në SHBA për të mbijetuar nga presionet dhe kërcënimet qe ju bënë atij pas publikimit të akuzës dhe që pati kërcënime e ofendime direket edhe nga vet kryeministrit i Kosovës duke e quajtur hajn dhe i ikur ne bllace gjatë luftës në Kosovë”, ka thënë Gashi.
Gashi ka përmendur edhe skandalin me veteranet e rrejshëm.
“Skandali me i madh i drejtësisë ka qene skandali i veteraneve te rrejshëm te UÇK-së e qe në aktakuze janë përmendur mbi 20 mijë të tillë”, ka thënë ai.
Ndërsa për 2019-en, ai ka propozuar vetting për sistemin e drejtësisë.
“Ndërsa në vitin 2019 duhet të marrim shembullin e Shqipërisë dhe të organizojmë veting për gjyqtarë, prokurorë por edhe për policin e Kosovës dhe ata që nuk e kanë vendin në këto institucione të largohen dhe të mbesin ata që e meritojnë të jenë në sistem dhe prej të cilëve ka mjaft prokurorë dhe gjyqtarë që janë shumë shumë të mire dhe me shkathtësi të mira për të kryer punët e tyre profesionale dhe që nuk duhet lejuar ndikimi kaq i madh dhe i drejtpërdrejtë i politikës ne sistem të drejtësisë në Kosovë”, ka përfunduar Gashi.
/Agnesa Çitaku/Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...