Berberi, në lokalin në të cilën kishte filluar e gjithë ngjarja e cila dërgoi deri tek vrasja e Lulzim Fejzullahut, ka dhënë versionin e tij për këtë rast.
Ai ka thënë se ngjarja ka filluar për rendin se cili (viktima dhe njëri nga dorasit e tij) do të qethë flokët i pari.
“Normal, te unë ka ardhur i pari ai që është personi i dyshuar, tani viktima ka ardhë masanej. Edhe qaty i pini ai dy cigare (dorasi), edhe tani e çoj punëtorin tim veç me marrë do bukë. Janë kanë tu u qeth tek punëtori jem e jo te unë. Te unë [për t’u qethur] në fillim ka ardhur Eltoni [sulmuesi], me pas ka ardhur viktima. Ai doli jashtë për të pirë cigare. Pastaj Lulzimi i tha unë nuk mund të pres gjithë ditën duke pirë cigare. Rreth një minutë janë zënë me fjalë. Ata kanë qenë në rënd te punëtori im. Normal çka i kom ni tu folë qashtu. Diçka shumë serioze nuk ka qenë… Për fat të keq, nuk kena besu qe ka me ndodhë ky send, se nuk ka pasur diçka masanej, jo ka me ja ba kështu, ja ashtu. Por, Luli okej tha se po eci”, ka thënë ai në Debat Plus.
“Për me krahë qysh po flitet se a e ka rrokë, nuk e di se janë kanë tek dera, unë e kam vazhdu punën tem. Dhe qëto sende i din ma mirë punëtori jem, dhe janë ata që e dinë më mirë se a e ka rrokë me krah a jo. Nuk ka pasur diçka ma shumë. Unë kamera në lokal nuk kemi për me ditë se çka u ba. Por, nuk ka pasur diçka ma shumë. Hiç, hiç, sen. Edhe për krah, as nuk ka pasur fjalë të keqe, i kam marrë me fjalë të mira. Jam mundu me i qetësu edhe send diçka më shumë”, kështu është shprehur berberi për rastin tragjik të vrasjes së 18-vjeçarit në Podujevë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...