Google ADS

Punëtorët e Postës mbajtën grevën njëorëshe, të hënën tërëditore

13:32 | 6 Korrik 2018
Arbresh.info

Sindikata e punëtorëve të Postës dhe punëtorët e Postës kanë filluar grevën një orëshe.

Sipas një njoftimi të dërguar nga kjo sindikatë thuhet se nga ora 13:00 deri në orën 14:00 të gjitha zyrat postare do të mbyllen.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Postës, Etrit Hoti u shpreh se greva ka për qëllim sensibilizimin e institucioneve për të tejkaluar krizën financiare në këtë ndërmarrje.

Ai paralajmëroi për të hënën një grevë gjithëditore, për të vazhduar me masa të ndryshme sindikale deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Mursel Krasniqi, punëtor i Postës tha se janë të shqetësuar se ende nuk i kanë marrë paga, ndonëse është data 6 korrik.

Ai shtoi se me marrjen e pagave po kanë probleme tash e disa muaj.

Telekomi i Kosovës është në krizë të thellë financiare dhe rrezikon edhe falimentimin.

Zbatimi i strategjisë së dërguar nga Posta e Kosovës në Qeveri, e cila garanton stabilitet afatgjatë financiar për ndërmarrjen. /Arbresh.info

Fillon greva e sindikatës së punëtorëve të postës

Gepostet von Arbresh.info am Freitag, 6. Juli 2018

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme