Google ADS

28 vjeçari i dënuar endej i lirë nëpër Ferizaj, arrestohet nga policia

13:49 | 17 Shtator 2021
A. B.

Policët nga stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar, kanë arritur që të arrestojnë personin me inicialet M.A. ( m/K), 28 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , me dënim burgimi prej 1 muaji (30 ditë).

Pas kompletimit të dokumentacionit, të njëjtit dërgohen në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme