Qeleshet ose siç quhen ndryshe “plisi”, si një ndër produktet artizanale tradicionale shqiptare, pavarësisht ndryshueshmërisë së mënyrës së veshjes në jetesën moderne, vijon të jetë e pazëvendësueshme për shqiptarët, shkruan arbresh.info.
Plisat, të cilët ende vijojnë të prodhohen në qytetin e Prizrenit, në kohën moderne në veçanti përdoren në bajrame, dasma, festime dhe aktivitete të tjera nga burrat shqiptarë të moshuar, por jo vetëm, pasi edhe brezi i ri në raste gëzimesh dhe festash përdor plisin.
Përpunuesja e plisit, Mahire Gjurgjialo, në sqarimin që bëri për plisin për arbresh.info, tha se mjeshtëria e plisit është profesion i cili është trashëgimi nga gjyshërit dhe se e aplikojnë këtë profesion prej shekujsh të tërë.
“Ky lokali ynë, është lokal 100 vjeçar dhe është lokal të cilën e kemi trashëguar nga stërgjyshi ynë Jashar Gjurgjialo.
“Pas stërgjyshit, zanatin e prodhimit të plisit dhe veshjeve kombëtare shqiptare, e ka trashëguar vjehrri im dhe pas tij burri im dhe unë atij po i ndihmoj. Njëqind vite e kemi trashëguar këtë zanat, shpresoj dhe kam dëshirë që ka trashëgojmë edhe nga sot e tutje. Kam dëshirë që edhe fëmijët e mi ta trashëgojnë këtë punë.”, u shpreh Gjurgjialo.
Gjurgjialo, e cila tregon se sot i prodhojnë plisat me metodën moderne duke e përdorur teknologjinë, çmimi i shitjes së plisave ka po bie në nivel të rënies së gjeneratës së vjetër.
“Në kohën e stërgjyshit, përpunimi i plisit dhe veshjeve kombëtarë bëhej me dorë, tashmë e kemi përparuar këtë punë dhe e bëjmë me makina të ndryshëm. Por kur kthehemi dhe shikojmë mbrapa, çmimi i shtijës së plisave ka rënë në mënyrë drastike. Sa po bie numri i të moshuarve, po bije edhe shitja e plisave sepse s’ka të interesuar për ta bartur atë. Përpara, plisi bartej që prej moshës 7 vjeçare, e deri në vdekje, por, tani vetëm për dasma dhe festa.”, tha Gjurgjialo.
Më tutje ajo theksoi se për të blerë plis nga ky lokal, klientët vijnë gjithandej trojeve shqiptare
“Klientët tonë vijnë nga Shqipëria, Maqedonia, madje kemi edhe të interesuar edhe nga Bosnja dhe është interesantë se për plisin shqiptar ka interes edhe nga Turqia. Plisi ynë, po tërheqë vëmendjen e turqve sepse edhe e mbajnë si simbol të Kosovës edhe po e përdorin për faljen e namazit. Unë çuditem dhe kam kureshtje se pse e adhurojnë kaq shumë plisin shqiptar”, theksoi Gjurgjialo. /A.Begolli /arbresh.info /
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2346047902305220/
Moti sot i vranët dhe me diell
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit