Eurodeputeti holandez, Thjis Reuten ka reaguar ndaj deklaratës së zëdhënësit të BE-së, Peter Stano i cili tha se po presin hetimet për të marrë vendime ndaj Serbisë për sulmin e 24 shtatorit në veri të Kosovës.
Me anë të një postimi në X, Reuten doli kundër kësaj deklarate duke iu kërkuar shteteve të BE-së të ndalojnë zbutjen ndaj Serbisë dhe autokratëve, shkruan Abresh.info.
“Kjo është e pajustifikueshme! Ndaloni këtë zbutje krejtësisht katastrofike të autokratëve dhe destabilizuesve. Ju lutem shtetet anëtare të Këshillit të BE-së; korrigjoni këtë kurs tani! Stop zbutjes!”, ka shkruar ai.
This is untenable! Stop this completely disastrous appeasement of autocrats and destabilizers. Please @EUCouncil member states; correct this course now! #StopAppeasement https://t.co/bigv9zJ6PA
— Thijs Reuten 🇪🇺🌹 (@thijsreuten) September 27, 2023
Ndryshe, Qeveria e Kosovës po akuzon Serbinë duke thënë se qëndron pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës nga i cili humbi jetën heroi Afrim Bunjaku.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, është duke publikuar vazhdimisht fakte të gjetura se Serbia është e lidhur me sulmin dhe në përgatitjen e sulmit dhe trajnimin e terroristëve./Arbresh.info
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...