Google ADS

Erërat e forta në kryeqytet, Komuna del me reagim

12:40 | 27 Janar 2024
K.B

Komuna e Prishtinës ka dal me reagim për qytetarët që të kenë kujdes gjatë lëvizjes, e në veçanti në rrugët “Ardian Krasniqi”, “Radovan Zagoviq” dhe “Nora e Hotit” të cilat gjenden në lagjen “Arbëria” rreth objektit të Komunës së re

“Për shkak të erërave të fuqishme që po mbizotërojnë në Kryeqytet, ju bëjmë thirrje të keni kujdes gjatë lëvizjes, e në veçanti në rrugët “Ardian Krasniqi”, “Radovan Zagoviq” dhe “Nora e Hotit” të cilat gjenden në lagjen “Arbëria” rreth objektit të Komunës së re deri në sanimin e plotë dhe evitimin e rrezikut në kulmin e ndërtesës”, thuhet në njoftim, shkruan Arbresh.info

Tutje thuhet që për çdo rast rreziku ju lutemi raportoni në Qendrën Emergjente të Kryeqytetit në numrat:

0800 112 33 ose

0800 112 44

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme