Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do t’i kërkojnë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfshirjen e drejtëpërdrejtë në dialogun me Serbinë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, shkruan arbresh.info.
Këtë qëndrim ai do ta shprehë në takim me zëvendëspresidentin amerikan, Mike Pence, në Shtëpinë e Bardhë.
“Do të kërkojë vazhdimin e mbështetjes amerikane për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar, për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe procesin e integrimeve euroatlantike”, tha Thaçi në një intervistë për RTK-në.
I pyetur nga arbresh.info për përfshirjen direkte të ShBA në negociatat e Brukselit, ambasadori Greg Delawie është shprehur se është pozitiv fakti që që të dy shtetet po kërkojnë mënyra që ta ripërtërijnë, freskojnë dialogun, i cili ka kaluar nëpër disa muaj të zorshëm.
“Dialogu i takon Kosovës dhe Serbisë, ndërsa BE-ja po ndërmjetëson e SHBA-ja e përkrah fuqishëm atë dhe kemi bërë shumë për të ndihmuar gjatë viteve. Nëse dy qeveritë duan ta ndryshojnë mënyrën se si e zhvillojnë dialogun, atëherë për mua nuk ka problem, për aq kohë sa ato merren vesh,” është shprehur Delawie.
Në këtë fazë të dialogut, tashmë të përfaqësuar ndërmjet presidentëve, palët janë shprehur se në fund i gjithë ky proces duhet të qojë në pajtimin mes dy vendeve./arbresh.info/
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...