Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë bën të ditur se edhe sot është shënuar një rasti i ri me koroanviris në Kosovës. Sipas IKSHPK-së, nga 58 pacientë të dyshimtë në Klinikën Infektive dhe atë të Pulmologjisë, vetëm një prej tyre ka rezultuar pozitiv.
“Sot pasdite përfundoi testimi i 58 pacientëve të dyshimtë nga Klinika Infektive dhe Klinika e Pulmologjisë, ku një (1) prej të cilëve rezultoi pozitive. Do të hulumtohen të gjitha kontaktet dhe të testohen. Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e shëndetësisë dhe Instituti kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Po ashtu ky institut vazhdon të bëj thirrje për zbatimin e masave të rekomanduara.
Por, nëse nuk u përmbahemi masave të rekomanduara më herët nga MSh dhe IKSHPK për qëndrim në shtëpi, respektim të masave higjienike dhe të distancimit social, atëherë rrezikojmë të kemi përhapje komunitare./arbresh.info
NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!
TA PARANDALOJMË KËTË!
QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
PËR TË GJITHË QYTETARËT TANI ËSHTË I OBLIGUAR VETËIZOLIMI NË SHTËPI!
KOSOVA ËSHTË NË KARANTINË GJEOGRAFIKE!
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej për vrasje në t...
Kështu e festojnë 28 nëntorin mërgimtaret në Gjermani
Sekretari Blinken uron Shqipërinë
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, d...
FSK bënë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz
Gjykimi në Hagë – Rexhep Selimi me kollare të kuqe e emblemë...