Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka vizituar sot fshatin Kçiq në Mitrovicë.
Ai ka takuar fermerët e fshatit si dhe ka parë nga afër veprimtaritë bujqësorë, përcjell Arbresh.info.
Peci përmes një postimi në Facebook bëri të ditur se ishte i shoqëruar nga deputetja Arjeta Fejza.
Postimi i plotë i Pecit:
Bashkë me deputeten Arjeta Fejza, sot vizituam fermerët e fshatit Kçiq, me të cilët bashkëbiseduam dhe pamë nga afër veprimtaritë e tyre bujqësore.
Baca Gani Hasani, një burrë faqebardhë, ma konfirmoi edhe njëherë se sa të kënaqur janë fermerët me punën dhe angazhimin e Ministrisë në shërbim të fermerëve. Ai mbarështon rreth 35 krerë lopë si dhe kultivon 15 hektarë misër e 5 hektarë grurë.
Edhe Arben Pllana, është blegtor i cili mbarështon 20 krerë lopë për mish ndërsa mbjell e kultivon 7 hektar patate e 5 hektarë misër. Arbeni është një ndër bujqit e vyer që ka fshati Kçiq i Komunës së Mitrovicës.
Me fermerin Besnik Ibishin bashkëbiseduam rreth rritjes së përkrahjes. Ai kishte mbjellë 5 hektar grurë ndërsa kultivon rregullisht 15 hektarë misër. Besniku, përpos lopëve e buallicave, mbarështon bagëtitë e imta; 55 krerë dhi dhe 20 krerë dhenë.
Nga kjo vizitë takuam edhe Fatlum Pllana, Ymer Rushiti, Tahir Pllana, Fitim Pllana, Rexhep Pllana, Mexhiti Ibishi, Halil Berisha, të tjerë bujq e fermerë të vyer të kësaj zone që punojnë me vullnet e faqe të bardhë.
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...