Google ADS

Docherty mirëpret marrëveshjen për targat: Të dyja vendet tani të ulen në tryezë për normalizim të marrëdhënieve

17:36 | 24 Nëntor 2022
E.H

Marrëveshja për targat mes Kosovës dhe Serbisë është mirëpritur nga Britania e Madhe.

Ministri për Evropën, Leo Docherty përmes një postimi në Twitter tha se palët duhet të ulen në tryezë dhe të bisedojnë për normalizim të plotë të marrëdhënieve.

“E mirëpres marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në hapat për uljen e tensioneve. Është jetike që të dyja vendet tani të ulen në tryezë që të bëjnë progres në dialogun e lehtësuar nga BE-ja drejt normalizimit të marrëdhënieve, për të mirën e të gjithë qytetarëve”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se mbrëmë është arritur marrëveshja për targat mes Kosovës dhe Serbisë.

Këtë e ka bërë të ditur përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Borrell tha se pala serbe do të ndalojë prodhimin e targave të tjera ilegale deri ajo kosovare do të ndalojë aplikimin e masës së gjobës.

Kryediplomati i BE-së tha se ditëve në vazhdim do ta ftojë Kosovën dhe Serbinë që të ulen dhe të bisedojnë për arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme