Granit Gashi, përfaqësues i shqiptarëve në komunën e Graçanicës djegien e banerit “Liria ka emër UÇK” e ka quajtur si akt kriminal dhe nxitje e konfliktit mes shqiptarëve dhe serbëve të kësaj komune.
Ai në një prononcim për portalin arbresh.info ka thënë se pas gjithë kësaj qëndrojnë deklaratat e Kryetari i komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq.
“Ky është nja akt kriminal që nuk ka qenë për qëliim vetëm djegia e këtij baneri, ata që e kanë djeg, kanë deshtë edhe me nxit konflikte dhune mes banorëve të Graçanicës. Nuk ka kush të frikësohet, por pas kësaj qëndrojnë deklaratat e prapa kësaj qëndrojnë deklaratat e Srgjan Popoviqit”, ka thënë Gashi.
Tutje ai ka shtuar se presin që në ditët në vazhdim të zbardhet rasti.
“Tani është faza e hetimeve dhe presim në ditët na vazhdim me u zbardhë rasti”, ka thënë Gashi.
Kujtojmë se rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm është djegur billbordi i vendosur në fshatin Kishnicë të Komunës së Graçanicës./arbresh.info/
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...