Është dita e parë e saj e punës zyrtarisht si gjeneral brigade, vetëm 8 ditë pasi presidenti i vendit Hashim Thaçi e dekretoi me këtë gradë.
Është kjo gjeneral brigade Irfete Spahiu e cila në një intervistë për portalin arbresh.info pikërisht në ditën e saj të parë të punës tregon më shumë detaje dhe sfida të cilat e presin.
Thotë se me marrjen e kësaj grade ka më shumë përgjegjësi, detyra e obligime, duke shtuar se do të jetë përgjegjëse për secilën prej tyre edhepse është femra e parë në FSK me këtë gradë.
“Sot e kam filluar detyrën prej pozicionit të ri. Ndjeshmëria, më tepër përgjegjësi po ndihem mirë fillimisht për besimin që më është dhënë mbi të gjitha. Përpara meje janë përgjegjësi, detyra e obligime për të cilat konsideroj se jam përgjegjëse”, ka thënë ajo.
Me shumë emocione tregon edhe për ditën e gradimit nga presidenti i vendit, duke thënë se ishte pikërisht ajo datë kur ishin bërë 22 vjet që kur kishte bërë betimin për të veshur uniformën.
Spahiu tregon edhe mënyrën se si ka ardhur deri te përzgjedhja e saj për këtë pozitë.
Ka folur edhe për respektimin e të drejtave të femrës në Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke deklaruar se jo vetëm të drejtat e femrave por të gjithëve pa marrë parasysh gjininë, e komunitetin respektohen njëjtë.
Por, pavarësisht që ka thënë që transformimi i FSK-së, në ushtri është vendim politik, për shkak të përgjegjësisë që ka dhe uniformës që bartë thotë se i takon të jep mendimin e saj duke pohuar se kjo e fundit është e gatshme të shndërrohet në ushtri kurdo që merret vendimi pasi që për këtë po punojnë dhe vazhdojnë të punojnë çdo ditë.
“Ajo është pjesë e përditësimit tonë, përgatitje për këtë fazë edhe për këtë ditë, vendimet janë të tjerëve por kur të jesh në uniformë urdhri është zbatim , vendimet merren më lartë por ne duhet dhe jemi përgjegjës edhe të gatshëm për detyrat që na takojnë në nivelin tonë ka deklaruar gjeneral brigade, Irfete Spahiu për arbresh.info.
Për më shumë lexojeni intervistën e plotë dhe ndiqeni videon:
Arbresh.info: Zonja Spahiu ju që një kohë të gjatë jeni pjesë e FSK-së, ndërsa kohën e fundit jeni graduar nga presidenti i vendit si gjeneral brigade, si po ndiheni kur tashmë keni gradë më të lartë?
Irfete Spahiu: Sot e kam filluar detyrën prej pozicionit të ri. Ndjeshmëria, më tepër përgjegjësi po ndihem mirë fillimisht për besimin që më është dhënë mbi të gjitha. Përpara meje janë përgjegjësi, detyra e obligime për të cilat konsideroj se jam përgjegjëse.
Arbresh.info: Çka do të thotë grada gjeneral për ju, t’ua shpjegojmë opinionit?
Irfete Spahiu: Për mua personalisht si çdo oficer tjetër i karrierës që bënë karrierë e pret rangimin edhe promovimin e atë e kam prit edhe unë dhe ajo ka ndodhë dhe ka ardhë në një moment të caktuar por për hir të respektit dhe opinionit është që koincidon dita e gradimit ose e dekretimit tim prej presidentit të vendit me datën 6 mars që ka qenë 6 marsi 22 vjet më parë kur kam bëre edhe betimin për uniformën kështu që ndjehem mirë vërtetë edhe ndoshta ka qenë koincidencë por mua më ka bërë veçantë të ndjehem mirë.
Arbresh.info: Pas gradës gjeneral, cila pritet të jetë grada e radhës, nëse ekziston na sqaro ju lutem?
Irfete Spahiu: Po në hierarkinë e gradimeve kjo është grada e parë e gjeneralit, gjeneral brigade, grada e radhës e gjeneralit në strukturën tonë është grada gjeneral major dhe grada tjetër me radhë është gjeneral lejtnant të cilën është vetëm një dhe bartet prej komandantit të FSK-së në strukturën aktuale.
Arbresh.info: A ka femra tjera në FSK që janë afër kësaj grade?
Irfete Spahiu: Ka i kemi dy nënkolonele, deri më tani e kam mbajt gradën e kolonelit si e vetme por po shpresoj se në proceset e gradimeve dhe rekrutimeve kemi kuadro që munden me ia arrit. Në fakt tri nënkolonele e korrigjoj .
Arbresh.info: Jeni femra e parë në vend që jeni graduar me këtë titull, pse mendoni që presidenti ju ka zgjedhur pikërisht juve?
Irfete Spahiu: Për mua ka qenë besimi jo pse ky procesi i gradimeve në FSK përfshirë edhe pozicionin tim ka kalu nëpër procedura të filtrimit edhe procedurat e gradimit që është një proces në FSK. Po konsideroj se lidershipi i FSK përfshirë stafin komandues i kanë bërë propozimet ashtu vlerësoj që jam pak njohës i legjislacionit dhe rregulloreve për gradime dhe menaxhimin e karrierës si proces po ju tregoj që është bordi i avancimeve dhe gradimeve që bëhet në kuadër të FSK-së në të cilin proces kam hyrë unë dhe kam garu dhe në bazë të propozimeve të lidershipit tonë ju kemi nënshtru nën filtrimit intervistimit që është për gradën e kolonelit dhe të gjeneral brigade edhe ato propozime të bordit kanë shkuar në Ministrinë e FSK-së konkretisht te komandanti i FSK-së dhe me atë propozim kanë shkuar këto pozita që kanë qenë përmes kryeministrit dhe presidentit dhe siç shihet në mesin e atyre pozitave të lira më kanë ofruar dhe në bazë të performancave që kemi tregu sepse unë për pesë vjet e gjysmë kam ushtru edhe detyrën e zv.komandantit të KDS -së dhe kurorëzimi i gjithë asaj ka qenë në një ditë të caktuar që ka koincidu mirë dhe bukur për mua dhe me një domethënie dekretimi i presidentit dhe përzgjedhja nuk mundem me ditë sepse nuk e kam opinionin e lidershipit tonë por te unë ka rënë mirë dhe ndihem mirë sidomos në ditën që më është bërë dekretimi.
Arbresh.info: Ju tashmë edhe zyrtarisht keni marrë detyrën si gjeneral brigade, mirëpo në të njëjtën kohë jeni edhe oficerja e parë në detyrën e komandantit të KDS-së, a po keni vështirësi në kryerjen e detyrave?
Irfete Spahiu: Në fakt unë kam ushtru detyrën e zv.komandantit që do të thotë se në kuadër të përshkrimit të detyrave që janë në mungesë të komandantit që me ushtru edhe detyrën ushtrues detyre me qenë që ka koincidu për kohë më të gjatë që ka qenë më shumë se një vjet ta ushtroj këtë detyrë zv.komandantit të KDS-së, janë sfidat, janë peripetitë por megjithatë është një e mirë në raport me ndërrimin e pozitave që gjithmonë janë ato sfidat mirëpo unë jam në njësinë që kam filluar pesë vjet më parë, kam qenë e involvuar në proceset dhe në planifikimin për të ardhmen, e njoh stafin pak a shumë deri në ndryshimet e radhës unë ndihem mirë normal që me përgjegjësi më të mëdha edhe obligime më të mëdha, mbi supet e mia është përgjegjësi më e madhe.
Arbresh.info: Pse e keni zgjedhur këtë profesion, duke e ditur që është mjaftë i vështirë për femra?
Irfete Spahiu: Në kohën kur unë ju kam bashkëngjit edhe kam vendosë të jem në uniformë nuk kemi pas femra, i takoj një gjenerate më të hershme të viteve të 90-ta kur ju kam bashkëngjit uniformës dhe kam marrë vendimin me qenë pjesë e uniformës edhe nuk kemi pas shumë zgjidhje po tani në retrospektivë të kohës ndihem mirë që e kam bërë atë zgjedhje dhe ndihem shumë mirë edhe në pjesën edhe në të gjitha ato që kam kaluar, proceset e transformimeve , UÇK, TMK tash ën FSK ajo vetëm është llogaritë si pjesë e bekgraundit tim por edhe e eksperiencës time. Kur jemi te sfidat dhe vështirësitë nuk themi se është vaj edhe se është jo vetëm për mua si femër por në përgjithësi asnjë profesion nuk është i lehtë nëse nuk e don, nëse nuk i përkushtohesh por kur jemi te kjo që është më specifike gjithmonë duke marrë në konsideratë edhe shoqërinë në të cilën jetojmë, kemi jetuar ose kur kam filluar unë karrierën kam jetu dhe deri më tani nuk ka qenë e lehtë por unë kamë qenë njeriu më me fat që kam lind dhe jam rrit në një familje të tillë, prej prindërve të tillë që gjithmonë e kamë pas përkrahjen më të madhe deri më tani dhe vazhdojnë me mbet.
Arbresh.info: Sa respektohen të drejtat e femrave në FSK, duke e ditur që FSK-ja është institucioni më i besueshëm në vend nga qytetarët?
Irfete Spahiu: Jo vetëm të drejtat e femrës por si njerëz dhe si pjesëtarë të FSK-së, pavarësisht gjinisë, ne si pjesëtarë të FSK-së ju nënshtrohemi kodit të mirësjelljes dhe kodit disiplinor si të barabartë, pavarësisht gjinisë edhe etnisë kështu që ai besim që është dhënë e ndajmë bashkërisht si pjesëtarë të FSK-së kështu që kur jemi te kjo unë vërtetë ndihem mirë që i takoj kësaj uniforme dhe dhënë kontributin tonë ndoshta edhe si shembull aq sa kemi mundësi dhe hapësirë me u identifikua me profesionalizëm që me bë të besueshëm te opinioni te qytetarët tonë.
Arbresh.info: Sa është e gatshme FSK-ja të ndihmojë vendet e tjera në rast të ndonjë fatkeqësie?
Irfete Spahiu: Konsideroj që FSK-ja në këtë rast e ka dëshmu deri më tani në kuadër të mandatit dhe misionit të saj se me ato kapacitete që ka edhe me ato procedura legjislative që ekzistojnë ta bëjë edhe këtë edhe më shumë se mediatike ka qenë deri më tani në kuadër të kompetencave dhe misionit që e ka pas me kapacitete që i ka .
Arbresh.info: Që një kohë është duke u diskutuar shndërrimi i FSK-së në ushtri, a është e gatshme kjo e fundit të merr kompetenca tjera?
Irfete Spahiu: Ju e thatë edhe vet por unë në kuadër të detyrave dhe përgjegjësive që më takojnë, me përgjegjësinë me të lartë, me këta pjesëtarë që prej sot janë nën komandimin tim jemi të përgatitur edhe bëjmë përgatitje çdo ditë që kur të merret vendimi me fillu procesi, kështu që ajo është pjesë e përditësimit tonë, përgatitje për këtë fazë edhe për këtë ditë, vendimet janë të tjerëve por kur të jesh në uniformë urdhri është zbatim , vendimet merren më lartë por ne duhet dhe jemi përgjegjës edhe të gatshëm për detyrat që na takojnë në nivelin tonë. Kur e dimë që KDS-ja është një institucion edukativo-arsimor që je trajnime edhe përkujdeset për shkollimin dhe trajnimin e të gjithë pjesëtarëve të FSK-së, aktual por edhe atyre në të ardhmen. Me këto kapacitet njerëzore edhe kapacitete infrastrukturore që i kemi aktualisht si FSK.
Arbresh.info: Kur përfundimisht sipas juve FSK-ja, duhet të bëhet ushtri?
Irfete Spahiu: Kurdo që të jenë në duhet të jemi të përgatitur./J.Zhuniqi/arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...