Gjatë katër muajve të parë të vitit 2018 në Kosovë kanë ndodhur 10 vrasje, disa prej të cilave nga plumbat qorr. Një gjë të tillë e ka konfirmuar Policia e Kosovës, por, sipas zëdhënësit Bajram Krasniqi, Policia të gjitha vrasjet i regjistron, pa dallim prej çfarë plumbash ndodhin.
Sociologu Ferdi Kamberi, thotë se gjuajtja me armë në raste festash është zakon i cili është bartur nga sistemi patriarkal i shqiptarëve.
Dhjetë vrasje janë regjistruar në Kosovë gjatë 4 muajve të parë të vitit 2018, në mesin e të cilave bëjnë pjesë edhe disa vrasje nga plumbat qorr.
Këtë e konfirmoi për Radio Kosovën zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, por i cili tha se të gjitha vrasjet në Polici regjistrohen njëjtë, pavarësisht nëse janë nga plumba qorr apo çfarë lloji tjetër i vrasjes.
Megjithatë, Krasniqi tha se Policia e Kosovës vazhdimisht ka bërë thirrje dhe ka organizuar kampanja të ndryshme për sensibilizim të qytetarëve për mospërdorim të armëve nëpër festa.
“Policia e Kosovës gjatë sezonit të verës harton një plan operativ që të kenë kujdes te restorantet ku organizohen ahengje dhe dasma, në mënyrë që të ketë sa më pak festime me armë. Gjatë vitit të kaluar policia i ka konfiskuar 1200 armë të llojeve të ndryshme dhe rreth 26 mijë copë municion të kalibrave të ndryshme”,tha Krasniqi.
Por, përdorimin e armëve në raste të festave familjare, sociologu Ferdi Kamberi e quan zakon të së kaluarës.
“Zëvendësimi i lidhjeve të vjetra me të reja ka bërë që të këtë një transformim të tërësishëm, megjithatë në disa pjesë akoma kemi ngelë me një sistem patriarkal me disa karakteristika të trashëguara sidomos nga e drejta trashëgimore”,thotë Kamberi.
Bartja e kësaj tradite, sipas Kamberit, duhet të jetë shqetësuese për të gjithë shoqërinë.
“Ky është një fenomen shoqëror i cili është trashëguar brez pas brezi dhe ka ardhur si rezultat i të drejtës zakonore, i cili përmes gjuajtjes me armë ka dhënë një shenjë ose lajmërim se ka ndodh një ditë gëzimi ose një festë e që është bartur brez pas brezi deri në ditët e sotme. Në fakt, konsiderohet një prej fenomeneve shqetësuese, sepse jemi dëshmitarë që ka pasur pasoja, të cilat kanë rezultuar me vdekje të shumë njerëzve e sidomos edhe fëmijëve që është një shqetësim shumë i madh”, tha ai.
Gjatë vitit të kaluar, në Kosovë janë vrarë 27 persona prej të cilëve disa nga plumba qorr./rtklive
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...