Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur që të mbajë sot seancën e thiurrur nga kryeministri Ramush Haradinaj në të cilën do të shqyrtoheshin projektligjet që lidhen me agjendën evropiane të reformave.
Kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti e mbylli seancën në mungesë të kuorumit dhe pas deklaratave të deputetëve të opozitës se nuk ka material për cka të diskutohet.
‘Seanca nuk ka qenë e pergatitur për tu thirr, e shpalli të mbyllur’, tha Xhavit Haliti.
Ndryshe, ditë më parë kryeministri Ramush Haradinaj pas takimit të Këshillit ministror për integrime evropiane theksoi se po mungon një gatishmëri që çështja e liberalizimit të vizave të hyjë në agjendë të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian./Arbresh.info
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?