Dështon për të dytën herë zgjedhja e kryetarit të Gjykatës Themelore të Gjilanit

15:40 | 18 Tetor 2017
Arbresh.info

Ka dështuar zgjedhja e kryetarit të Gjykatës Themelore të Gjilanit pasi anjëri nga 8 kandidatët nuk ka fituar sot votat e mjaftueshme në Këshillin Gjyqësor të Kosovës për këtë pozitë.

Kreu i KGjK-së Nehat Idrizi njoftoi se ky Këshill do të rishpallë për herë të tretë konkurs për këtë pozitë.

Nga tetë kandidatët për këtë pozitë, gjyqtarët Ramiz Azizi dhe Zyhdi Haziri në tri raunde morën vota të njëjta nga anëtarët e KGJK-së, shkruan arbresh.info.

Në votimin e parë të 10 anëtarëve të KGjK-së, kandidatët Zyhdi Haziri dhe Ramiz Azizi morën nga 5 pikë dhe kjo bëri që KGJK të shkoj prapë në votim.

Në raundin e dytë të votimit, Zyhdi Haziri dhe Ramiz Azizi prapë morën nga pesa pikë secili, dhe kështu KGjK u detyrua të shkoj në raundin e tretë të votimit.

Mirëpo edhe në raundin e tretë dy kandidatët morën pikë të njëjta.

Para se të bëhej votimi, kryetari i KGjK-së, Nehat Idrizi bëri të ditur opinionet e gjyqtarëve të kësaj gjykate për secilin kandidat.

Sipas tij, shkruan arbresh.info, kandidati Ramiz Azizi ka më së shumti opinione pozitive.

Idrizi tha se kjo Gjykatë ka pasur interesim më të madh të kandidatëve për kryetar.

Po ashtu para se të bëhej votimi Komisioni për Vlerësim dhe Intervistim i këtij Këshilli tregoi rezultatet e pikëve të kandidatëve.

Komisioni  ka vlerësuar kanidatin  Ramiz Azizi me më së shumti pikë.

Gjyqtari Azizi sipas këtij komisioni ka dal i pari me 88.33 pikë, i dyti Zyhdi Haziri me 88 pikë, Agim Ademi me 71.66 pikë, Mevlyde Shabani me  59 pikë, Gjyqtari Naser Maliqi me 56 pikë, Aziz Shaqiri 53.33 pikë, Mirvete Alidemi 44.33 pikë si dhe kandidati i fundit, i cili është vlerësuar me më së paku pikë nga ky komision është gjyqtari Veli Kryeziu me 43 pikë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme