Google ADS

Deputetët bojkotojnë 48 milionë euro, fonde të BE-së

15:34 | 26 Korrik 2018
Arbresh.info

Kuvendi i Kosovës po vazhdon punimet e seancës së sotme plenare.

Në këtë seancë ndër pikat e rendit të ditës ishte edhe Ratifikimi  i Marrëveshjes Financiare për IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, nga e cila Kosova do të përfitonte 48 milionë euro.

Mirëpo, marrëveshja nuk ka arritur të kaloj për shkak të mungesës së kuorumit në votim, raporton arbresh.info.

Ndonëse në sallë në momentin e votimit ishin të pranishëm më shumë se 80 deputetë, vetëm 65 votuan për ratifikimin e kësaj marrëveshjes, edhe atë në votim të dytë.

Kësisoj kjo pikë e rendit të ditës është shtyrë për seancën e radhës.

Kuvendi sot nuk ka arritur të mbajë seancën duke shkuar dy herë në pauzë për shkak të mungesës së kuorumit në votime.

Lidhja Demokratike e Kosovës është ajo e cila nuk po voton duke theksuar se është e vendosur që të thelloj bojkotin dhe krizën dhe kështu ta qoj vendin në zgjedhje./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme