Dëmtoi gomat e dy veturave zyrtare, arrestohet i dyshuari në Rahovec

09:08 | 22 Tetor 2023
E.H

Një person është arrestuar mbrëmë në Rahovec, pasi që i njëjti kishte dëmtuar me mjet të mprehtë gomat e dy veturave zyrtare, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, i dyshuari fillimisht kishte ikur nga vendi i ngjarjes me automjet.

Ndërsa, i njëjti rreth orësh 22:30 është arrestuar.

I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajte.

“Rahovec,21.10.2023-20:43. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte dëmtuar me mjet të mprehtë gomat e dy veturave zyrtare. Pas kryerjes së veprës penale, i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet. Rreth orës 22:30 patrulla policore kishte arritur që ta arrestoj të dyshuarin e lartcekur. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme