Ish-kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku, i dënuar në rastin Drenica II, ka thënë se misioni i EULEX duhet t’i kërkojë falje krejt grupit të ish-luftëtarëve të dënuar, për mënyrën e trajtimit të rastit dhe dënimin pa dëshmi dhe fakte.
Në Info Magazine, ai ka deklaruar që trupi gjykues ka pasur qasje poshtëruese ndaj tyre, ndërsa dy nga ta edhe marrëdhënie intime, duke nënvizuar se ka vërejtur tendencë për t’u marrë veç me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
“Kryetari i trupit gjykues thotë se shqiptarët janë kafshë natyrshëm. Si mund të jetë një trup gjykues i paanshëm, kur kryetari i tij ka kësi përshtypje për ne. Procesi ndaj nesh është zhvilluar në veriun e Mitrovicës dhe atë jo pa qëllim. Ne kemi pasur probleme të mëdha edhe të shkojmë atje”.
“Raportimet e fundit nga Malcolm Simmons thonë se dy gjyqtarë nga trupi gjykues kanë pasur lidhje intime me njëri-tjetrin. Mua nuk do të më interesonte kjo gjë, po të mos ndikonte kjo gjë në marrjen e vendimit”.
“Neve nuk na është pranuar kërkesa për të pasur një dëshmitar nga ana jonë. Gjykata Supreme ka bërë shkelje të madhe kur ka marrë këtë vendim, pasi ne e kemi këtë të drejtë. Do të ishte çështje tjetër si do ta trajtonte gjykata atë dëshmi, por si të drejtë e kemi”.
“Ne nuk mund të jemi kurban të ecjes së proceseve përpara. Proceset le të ecin përpara, por ne të drejtën tonë do ta kërkojmë. Do ta çojmë edhe në Gjykatën e Strasburgut këtë çështje. Pavarësisht mosbesimit që kam tek EULEX, unë ende besoj në institucionet tona dhe në një vendim të drejtë nga to”.
“EULEX duhet t’i kërkojë falje Grupit Drenica, për krejt trajtimin e keq dhe tentimin për ta kriminalizuar. Siç është parë, për ta nuk ka qenë me rëndësi cilësia e punës, por sasia e saj, për ta arsyetuar ndoshta punën e tyre në Kosovë”.
“Më ka bërë përshtypje deklarata e shefes së EULEX, që ka thënë se këto gjëra duhej të publikoheshin më herët. Unë pres nga ajo që të punojë në hetimin e krejt këtyre zhvillimeve, qysh para ardhjes së saj në Kosovë. Ne duam sqarime për të gjitha padrejtësitë që janë bërë deri tash”./Klan Kosova/
Gjenden të vdekur tre fëmijë në Francë, policia në kërkim të...
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një meg...
SHBA ndalon linjat ajrore të fluturojnë në Haiti pasi dy avi...
Të paktën 15 të vdekur nga përplasja e të burgosurve në burg...
Elon Musk kritika gjykatësve italianë për çështjen emigrantë...
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon çfarë tha ...