Gjykata Themelore në Ferizaj njofton se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit F.I., nën dyshimin se i njëjti ka therur me thikë katër persona nga komuniteti RAE.
Sipas njoftimit për media të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaj, përcjell Arbresh.info.
“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Habib Zeqiri, ka vlerësuar se:
I. Ekziston dyshimi i bazuar, se i pandehuri më datë 11 nëntor 2024, në rrugën “R.B.” në Ferizaj, me dashje, për shkak përkatësisë etnike, ka tentuar t`i privoj nga jeta fëmijët të moshës 10 vjeçare dhe 14 vjeçare pjesëtarë të komunitetit RAE, në atë mënyrë që derisa të dëmtuarat kanë qenë duke ecur rrugës, i pandehuri që ishte duke ecur në këmbë gjithashtu në drejtim të kundërt, pasi që i kalon të dëmtuara kthehet mbrapa dhe me hapa të shpejtuar ofrohet nga mbrapa dhe i godet disa herë në pjesën e shpatullave me një thikë kuzhine me gjatësi 32 cm dhe gjatësi të tehut prej 19 cm, duke iu shkaktuar lëndime të rënda trupore, të cilat dërgohen në Qendrën Emergjente në Ferizaj, kurse e mitura 10 vjeçare transferohet në QKUK në Prishtinë, ndërsa e mitura 14 vjeçare lirohet për në shtëpi”, thuhet në njoftim.
“II. Ekziston dyshimi i bazuar se më datë të njëjtë, në rrugën “E.T.” në Ferizaj, me dashje, për shkak të përkatësisë etnike, ka tentuar të privoj nga jeta të dëmtuarin N.Sh., pjesëtarë i komunitetit RAE, në atë mënyrë që derisa i dëmtuari ishte duke hyrë në një kafiteri, i pandehuri e sulmon me të njëjtën thikë duke e goditur në pjesën e kokës, të fytit dhe në faqen e djathtë, të cilit i shkaktoi lëndime të rënda trupore, i cili dërgohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj e pastaj në QKUK në Prishtinë, ku është duke u trajtuar”, thuhet tutje në njoftim.
“III. Ekziston dyshimi i bazuar se më datë të njëjtë, në rrugën “H.S.” në Ferizaj, me dashje, për shkak të përkatësisë etnike, ka tentuar të privoj nga jeta të dëmtuarin E.A., pjesëtarë i komunitetit RAE, në atë mënyrë që derisa i dëmtuari ishte duke ecur në këmbë, i pandehuri e sulmon me të njëjtën thikë duke e goditur nga mbrapa në pjesën e shpatullave, të cilit i shkakton lëndime të rënda trupore, i cili dërgohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore lirohet për në shtëpi”, thuhet mes tjerash në njoftim./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Flasin nga QKUK për gjendjen e dy pacientëve që u therën me thikë në Ferizaj
Flasin nga QKUK për gjendjen e dy pacientëve që u therën me thikë në Ferizaj
Leo i nervozuar me veprimin e Vullnetit
‘Mbylle gojën’, ‘përndjekëse’, debat i ashpër mes banorëve
Munter: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Ko...
Kushtetuesja konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje në shkark...
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...