Borrell dhe Lajçak fillimisht presin në takim Vuçiqin, pas një ore Kurtin

09:30 | 14 Shtator 2023
E.H

Pas tre muajsh, sot pritet të takohen në Bruksel kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Fillimisht, takimet do të jenë bilateral, shkruan Arbresh.info.

Nga ora 09:00, Vuçiq do të pritet në takim nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Joseph Borrell dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kurse me fillim nga ora 10:00, Borrell e Lajçak do ta presin në takim kryeministrin Kurti.

Siç thuhet në njoftimin e BE-së, pas takimeve të ndara gjatë ditës do të ndodh takimi Borrell, Lajçak, Kurti e Vuçiq.

Pas përfundimit të takimeve të një pas njëshme, do të ketë edhe një deklaratë për media nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, i cili do të shpalosë detaje rreth takimit

Ky takim, vjen pas situatës së tensionuar të lart në veri të Kosovës, tensione këto që pasuan me masa ndëshkuese ndaj shtetit kosovar./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme