Google ADS

Borell për liberalizimin e vizave për Kosovën: Një vendim historik i BE-së

18:56 | 1 Janar 2024
D.H

Shefi i lartë i BE-së për politikë të Jashtme, Josep Borrell, e ka quajtur vendim historik, liberalizimin e vizave për Kosovën.

Përmes një postimi në rrjetin X (ish Twitter) ai ka shkruar se heqja e regjimit të vizave, i sjell Kosovës përfitime të rëndësishme por edhe BE-së, shkruan Arbresh.info.

’’Hyn në fuqi një vendim historik i BE-së. Qytetarët e Kosovës që nga sot mund të udhëtojnë në BE pa viza. Kjo sjell përfitime të rëndësishme si për Kosovën ashtu edhe për BE-në. I gjithë Ballkani Perëndimor tashmë është i lidhur me zonën Shengen përmes liberalizimit të vizave ’’, ka shkruar Borrel.

Sot me 1 janar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, u organizua udhëtimi i parë i 50 qytetarëve, që fituan udhëtimin drejt Vjenës së Austrisë në kuadër të të një fushate informuese të autoriteteve lidhur me liberalizimin e vizave.

Kosova ishte vendi i fundit i Ballkanit Perëndimor, qytetarët e të cilit deri më tani nuk mund të lëviznin lirshëm në zonën Schengen.

Të ngjashme