Në mbledhjen e sotme Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione do të diskutojë serish për faturimin e energjie elektrike të shpenzuar në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës.
Komiisioni ka ftuar në mbledhje Bordin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) dhe Avokatin e Popullit për të diskutuar lidhur me raportin me rekomandime të Avokatit të Popullit, në lidhje me faturimin e energjie elektrike të shpenzuar në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës.
Qytetarët e Kosovës në përgjithësi kanë paguar edhe për energjinë elektrike të cilën e kanë shpenzuar serbët e pjesës veriore të Kosovës.
Mbi bazën e padisë së Avokatit të Popullit lidhur me vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për faturimin e energjisë elektrike të shpenzuar në veri të vendit dhe si rezultat i dështimit të ZRRE-së për të zbatuar rekomandimet e Avokatit të Popullit brenda afatit të dhënë, Gjykata Themelore në Prishtinë ka nxjerrë Aktvendim, me të cilin ka aprovuar kërkesën e Avokatit të Popullit për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit në fjalë.
Në Aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë thuhet se “shtyhet ekzekutimi i Vendimit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji V_399_2012, i datës 06.02.2012, deri në marrjen e aktgjykimit lidhur me kërkespadinë e Avokatit të Popullit, gjegjësisht paditësit, në këtë rast”.
Por një gjë të tillë vazhdojnë ta bëjnë sërish, pavarësisht vendimit të Gjykatës së Apelit që Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike ta ndërpresë këtë praktikë.
ZRRE-ja thot se vendimin e gjykatës nuk po e zbaton për shkak të mungesës së bordit.
Avokati i Popullit, i cili e kishte iniciuar rastin në gjykatë, po e cilëson si të padrejtë dhe të paarsyeshëm këtë veprim të ZRRE-së.
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...