Blerim Reka përmend parimet e vetme mbi të cilat duhet të vazhdojë dialogu Kosovë-Serbi

10:26 | 8 Mars 2021
arbresh.info

Ish-Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka, vlerëson se dialogu i Brukselit nuk e realizoi qëllimin e tij.

“BE-ja ishte neutrale vetëm ndaj statusit të njerës palë. Kjo e devijoi procesin e bisedimeve, në negociata asimetrike me trajtim të pabarabartë të palëve. Serbia qe trajtuar si shtet, e Kosova si “entitet me fusnotë”, deklaron Reka.

Sipas tij, “doktrina e neutralitetit”, u linte shteteve anëtare nëse do e njihnin pavarësinë e Kosovës, e kjo e betonoi pozitën e 5 shteteve mosnjohëse.

“Qasja e tillë e gabuar ndau jo vetëm shtetet anëtare por edhe institucionet e BE-së. Parlamenti Evropian kërkonte njohjen, Komisioni Evropian mbajti qëndrim asnjanës, por Këshilli Evropian mohoi njohjen e pavarësisë së Kosovës”, shkruan Reka në Facebook.

Sipas Rekës, dialogu mund të vazhdojë vetëm, midis dy shteteve sovrane, në kufijtë ekzistues, e me njohje bilaterale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme