Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim drejtorin e BERZH në Kosovë, Sergiy Maslichenko.
Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se u diskutua mbi projektet e përbashkëta që prekin veçanërisht sektorin e energjisë dhe infrastrukturës si dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit.
BERZH do të vijojë mbështetjen ndaj vendit tonë në implementimin e këtyre projekteve.
Qeveria u përgëzua dhe mbi Strategjinë e Energjisë së Republikës së Kosovës 2022-2031, të miratuar së fundmi, e cila u cilësua ambicioze dhe e rëndësishme në drejtim të fokusimit dhe objektivave që bart ndaj energjisë së gjelbër dhe të ripërtëritshme.
Duke shprehur vullnetin dhe dëshirën për të vijuar bashkëpunimin, zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi drejtorin e BERZH në Kosovë për takimin dhe bisedën produktive./arbresh.info/
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...