Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi e ka mirëpritur Rezolutën e Parlamentit Evropian, e cila e dënon sulmin terrorist serb të 24 shtatorit në Banjskë.
Bislimi përmes një postimi në platformën X tha se PE ka bërë thirrje për miratimin e masave kufizuese ndaj Serbisë, përcjell Arbresh.info.
I welcome the resolution approved today by @Europarl_EN which among other condemns Serbia’s terrorist attack & calls for adoption of restrictive measures. It also emphasizes mutual recognition as a principle & a balanced approach in the dialogue process.https://t.co/9T8M9zIx8i
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) October 19, 2023
“Unë e mirëpres rezolutën e miratuar sot nga Parlamenti Evropian i cili ndër të tjera dënon sulmin terrorist të Serbisë dhe bën thirrje për miratimin e masave kufizuese. Ai gjithashtu thekson njohjen reciproke si një parim dhe një qasje të balancuar në procesin e dialogut”, ka shkruar Bislimi.
Kujtojmë se sulmin në Banjskë euro-deputetët e kanë cilësuar si sulm qyqar të tmerrshëm terrorist nga ana e paramilitarëve mirë të organizuar serbë.
Lexo edhe:
Parlamenti Europian miraton rezolutën për sulmin e Serbisë në Basnjskë
Nëpërmjet të kësaj Rezolute i bëhet ftesë institucioneve evropiane që të ndërmarrin masa restriktive ndaj Serbisë, nëse hetimet dëshmojnë për lidhje të drejtpërdrejtë të shtetit të Serbisë me sulmin në Banjskë, ose nëse autoritetet e Beogradit nuk do të tregojnë vullnet për bashkëpunim të plotë në procesin e hetimeve./Arbresh.info
Lexo edhe:
Asllani në formacionin e javës në Serie A, sipas SofaScore
Shefi i ushtrisë izraelite jep dorëheqje për shkak të sulmit...
Kurti merr pjesë në Forumin Ekonomik në Davos, ku do të nëns...
Presidenti Trump shpalos vizionin në ditën e parë të mandati...
Presidentja Osmani e pikëlluar pas tragjedisë që ndodhi në T...
Të paktën 66 të vdekur nga një zjarr në një resort skijimi n...