Bislimi dhe Lajçak diskutuan edhe për pasaportat e paligjshme të Serbisë

20:37 | 15 Janar 2024
E.H

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, është takuar sot në Vjenë me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Bislimi, me anë të një postimi në platformën X, ka bërë të ditur se me Lajçak kanë diskutuar për çështje të ndërlidhura me dialogun, përcjell Arbresh.info

Lexo edhe:

Lajçaku takon Bislimin, dakordohen se zbatimi i marrëveshjes për normalizimin është urgjent

“Biseduam për nevojën e zbatimit të plotë dhe të shpejtë të udhërrëfyesit të energjisë dhe çështjet në lidhje me lirinë e lëvizjes, për letrën e Beogradit për tërheqje nga marrëveshja”, tha Bislimi.

Bislimi po ashtu tha se në takim janë ngritur edhe çështje të tjera lidhur me urgjencën për zbatimin e plotë dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes Themelore.

“Theksova se shtytja e propozimit për njohjen e pasaportave të paligjshme të lëshuara nga Serbia, ndikon negativisht në procesin integrues dhe dëmton rëndë dialogun”, tha Bislimi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme