Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Instituti Octopus me titull “Sulmi terrorist serb në Banjska: Implikimet rajonale dhe gjeopolitike”
Sipas Bislimit, në këtë konferencë, u trajtua rëndësia e sigurisë dhe agresionit hibrid në Ballkan, si një sfidë e shumëfishtë e cila, siç tha ai, ka potencial të madh që të kërcënojë stabilitetin, qeveritë tona, por edhe shoqërinë dhe ekonomitë, veçanërisht pas sulmit të fundit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, shkruan Arbresh.info.
“Akti i agresionit në Banjskë ka ngritur brengën dhe qartazi jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon dhe gjithë Bashkimin Evropian, për arsye se ky lloj agresioni hibrid, terrorist mund ta zhbëjë të gjithë progresin, të cilin Kosova dhe Serbia e kanë bërë në të kaluarën. Progres ky, i cili është provuar të arrihet përmes dialogut me Serbinë.”, ka shkruar Bislimi.
“Një kohë kur diplomacia dhe bashkëpunimi na duhen më së shumti, ne po shohim taktika të tjera, të cilat na e vështirësojnë rrugën tonë drejt normalizimit dhe integrimit.”, shtoi ai.
Tutje ai ka thënë se që nga paslufta në Kosovë, Vuçiq ka shfrytëzuar situatën e brishtë të sigurisë në veri të Kosovës duke shfrytëzuar metodat më perfide e kriminale e deri te përkrahja e parezervë nga strukturat serbe të sigurisë, siç janë BIA, xhandarmëria, policia e së fundmi edhe ushtria.
“Për ne si Qeveri është shumë me rëndësi t’i relaksojmë qytetarët serbë, t’iu tregojmë se propaganda e Serbisë nuk është e vërtetë sepse Kosova është e interesuar vetëm në integrimin e këtyre qytetarëve dhe nuk ka bërë asnjë veprim që do të bënte që ata të ndihen të kërcënuar.”, u shpreh ai.
“Çdokush e ka kuptuar tashmë që Serbia përdor mjete të dhunshme për të përfituar territor.”, tha Bislimi.
Bislimi tha se Serbia duhet të heqë dorë nga këto akte e mjete të dhunshme, duek shtuar se besohet se agresioni i datës së 24 shtatorit nuk është akti i parë i kësaj drame, nuk do të jetë akti i fundit dhe nuk është as akti kryesor.
Pjesë e këtij paneli të respektuar ishin edhe Jasmin Mujanoviç, Ilir Kuka, Ivica Mandiç, Avdo Avdiç, Rade Radovanoviç dhe Nazim Rashidi./Arbresh.info/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...