Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se pas më shumë se një dekade sonte është përuruar xhamia e çarshisë në Prishtinë.
Në njoftimin e BIK-ut thuhet se përurimi i renovimit të xhamisë është bërë në vaktin e namazit të teravive.
Ndër tjera, thuhet se besimtarëve myslimanë të pranishëm në xhami fillimin e muajit të Ramazait ua uroi kryeimami i KBI-së së Prishtinë, Burhan Hashani.
“Pas më shumë se një dekade, sonte në vaktin e namazit të teravive u përuruar për besimtarët Xhamia e çarshisë në Prishtinë. Para namazit përurimin e xhamisë dhe fillimin e muajit të bekuar të Ramazan, xhematlinjeve të pranishëm ua uroj krye imami i KBI-së së Prishtinë, Burhan ef. Hashani. Me hajr e mbarësi ri funksionimi i xhamisë më të vjetër të Kosovës”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...