Besnik Tahiri, ka kërkuar që të lirohet nga detyra e zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Kosovës.
Njëjtë ka vepruar edhe Besian Mustafa, i cili ka kërkuar të lirohet nga detyra e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Arsye për këtë është se këta të dy duan që të vazhdojnë si deputet të Kuvendit të Kosovës.
Kështu tha Antigona Baxhaku, këshilltare për media e kryeministrit në detyrë Avdullah Hoti.
“Është zëvendëskryeministri Besnik Tahiri dhe ministri i Bujqësisë Besian Mustafa. Ata nuk kanë dhënë dorëheqje por kanë kërkuar që të lirohen nga detyra. Ata duan që të vazhdojnë si deputet të Kuvendit të Kosovës”.
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...