Beqiri: FARKU ka ekzistuar, askush nuk mund ta mohojë (VIDEO)

10:01 | 14 Prill 2018
V. S.

Beteja e Koshares ishte pikërisht dita kur në mediat e vendit disa persona tëcilët ishin pjesë e luftës dhe tëasajbeteje deklaruan se nuk ka pasur FARK në këtë betejë.  Madje ata shkuan deri në atë pikë sa thanëeë sa për FARK-un, lufta nuk do të ndodhte.

Këtyre deklaratave në një intervistë për Arbresh.info, ju ka dhënëpërgjigje Sekretari i LDK-së, IsmetBeqiri.

Ai ka thënë se është absurde të thuash se nuk ka ekzistuar FARK-u, sipas tij është njëjtë si me thanë se në atë kohë nuk ka pasur Institucione.

Tutje ai ka shtuar së askush nuk mund ta mohojë një tëvërtetë e cila ka ekzistuar.

“Kjo është absurde, kjo është sikur mëthan së Kosova nuk ka pasur institucione gjatë  luftës ose rezidencës paqësore  ne e dimë mëçfarë  vështirësish janëbë po ka pasur njëvullnet të shprehur në atë kohë. Ne në atë kohë kemi pas një qeveri nëekzil, një president, një parlament dhe një ministri. Pjesë e kësaj ka qenë edhe lufta e dhe rezidenca shumëvjeçare. Po ashtu në atë kohë e pranojnë apo nuk e pranojnë disa personaka ekzistua një ministri i  mbrojtjes dhe besoj që nuk ka nevojë me u friku me than. Ka qene një ministër i cili është vra dhe nëkuadër të kësaj ministrie ka qenë një forcëushtarake e cila ështërreshtua  nëkuadër tëministrisë i cili është quajtur FARK.  Por edhe ky njësit ka punua nënëemblemën e UQK-së, por tëcilët kanë qenë të financuar nëQeverinë Ekzil. Dhe është absurde më dal e me than ka ekzistua nuk ka ekzistua”.

E pikërisht këta persona thotë Beqiri kanë penguar edhe futjen në listat e veteranëveluftëtarët e FARK-ut, duke u munduar që ne vend të tyre të fusin persona të cilët nuk kanë qenë fare pjesë e luftës.

Gabim është më thanë historia fillon më mu dhe mi marr meritat për veti por duhet të respektohen  të gjitha ata tëcilët kanëkontribut. Mos tëharrojmë se ne kemi pasur vështirësi edhe në parlament për listat e veteranëve,  kur janëbë listat ka pasur tendenca që mos mi njofto ata tëcilët kanë luftua  por tëcilët janë rreshtua  përkrah  ministrisë së mbrojtjes të udhëhequr nga Ismet Krasniqit.  Askush nuk ka të drejt më ju mohu këto FARK-ut, sepse nuk ështëpronë private lufta dhe ju po e shihni se çka po ndodh më listat e veteranëve, sepse janë disa prej tyre që tash po thonë se nuk ka ekzistua FARK-u jo zotëriJakup Krasniqi, por disa të tjerë që i kanë fryre listat. Ku te kishim fate qe ne ti kishim në luftë mbi 40 mijëluftëtarë. Nuk është e vërtet prandaj organet duhet më i hetuar.  Disa përsosna po tentoj ti largojnëluftëtaret e vërtet dhe me i shti luftëtaret e rremë,. ka shtuar Beqiri.

Sekretari i LDK-së, ka thënë se urrejtja ndaj FARKU-t, nuk i ndihmon ecjes përpara tëvendit.

Habitem më disa përsosna që edhe tash e kanë një urrejtje patologjike ndaj njerëzve që kanëkontribut para mbas por edhe gjatë luftës edhe pse një pjesë kanëfillua  me pranuar  së kush ka qenë Ibrahim Rugova Presidenti i vendimsepse ka qenë i përzgjedhur nga populli.Këto urrejtje masë 20 vitesh për FARK-un, nuk i ndihmojnë ecjes përpara të vendit, sepse këta përsosna që poi japin këto deklarata janë në përfundim të politikës”, ka thënë IsmetBeqiri./V.Selimi/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme